Benitez: Kam refuzuar klube të mëdha për Newcastle


12/01/2019

Benitez e dërgoi Newcastle në pozitën e 10-të në stinorin e kaluar në Premierligë, edhe pse bordi i klubit refuzonin që të bënin investime në skuadër në afatet kalimtare, transmeton Gazeta Express.

Skuadra në këtë stinor po përballet më vështirësi, pasi aktualisht pozicionohet në vendin e 15-të në renditje.

“Kam pasur ekipe, agjentë, që më ofronin para më shumë se këtu”, tha Benitez.

“Por unë ende dua të bëj diçka këtu, dua të qëndrojë në Angli”.

“Jam afër familjes sime, fansat kanë qenë fantastik, kështu që mundohem të bëj diçka të mirë”.

“Do të tentoj të bëj më të mirën dhe të fitoj çdo ndeshje të mundshme”.

Benitez në të kaluarën ka qenë trajner i disa klubeve të mëdha si Liverpooli, Interi, Real Madridi e Napoli. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart