Belgjika shkatërron Andorrën, Januzaj ngroh bankinën


10/10/2014

Belgjika ka shënuar fitoren e parë në kuadër të eliminatoreve për euro 2016. Ekipi belg e ka shkatërruar Andorrën, të cilën e mposhti me rezultat të thellë 6:0.

Golat për belgët i realizuan: Kevin de Bruyne (30 dhe 34), Dries Mertens (65 dhe 65), Nacer Chadli (37) dhe Divock Origi (59).

Në këtë ndeshje, mesfushori kosovar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj nuk është aktivizuar asnjë minutë edhe pse kjo ndeshje ishte sikurse një miqësore për belgët.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart