BBC me shkrim special për Majlindën


08/08/2016

Xhudistja Kosovare, Majlinda Kelmendi ka shkruar histori, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Rio të Brazilit.

Kjo ka bërë që shumë media botërore të flasin për suksesin e saj dhe të një vendi të vogël si Kosova.

BBC e përshkruan triumfin e Majlindës si një moment të jashtëzakonshëm, jo vetëm për të, por për 1.8 milionë kosovarë.

Majlnda ndërkaq thotë se një vend i vogël dhe i varfër ka treguar se mund të jetë shumë i fortë.

“Njerëzit, veçanërisht fëmijët në Kosovë më shikojnë sikurse hero. Unë ua kam dëshmua se edhe pas luftës, edhe pas mbijetesës nga lufta, nëse ata duan diçka, atëherë mund ta kenë. Nëse ata duan të bëhen kampionë olimpikë, ata mund të bëhen”, tha Majlinda për BBC. /Express/

 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart