Barcelona – Girona: Tjetër rekord për Messin


23/09/2018

Në atë moment, një legjendë e La Ligas lindi, transmeton Gazeta Express.

Tani, me 442 ndeshje më shumë dhe me shumë rekorde të thyera të tij, Messi do ta shtojë edhe një rekord tjetër, duke u bërë lojtari i huaj me më së shumti paraqitje në La Liga me ndeshjen e sotme kundër Gironas në “Camp Nou”.

Në 15 stinoret e tij, ai i ka fituar 320 ndeshje, 66 barazime dhe vetëm 37 humbje.

Argjentinasi do ta zërë vendin e Dani Alvesit, i cili e kishte këtë rekord deri më tani. Girona nuk ka kujtime të mira me Messin, i cili i shënoi dy gola në fitoren 6-2 të Barcelonës në stinorin e kaluar.

Ndeshja pritet të zhvillohet sonte prej orës 20:45. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart