Barcelona 16 pikë para Realit: “La Liga është e vështirë dhe shumë e gjatë”


08/01/2018

Në konferencën e parë për media si lojtar i Barcelonës, pas prezantimit në Camp Nou, Philippe Coutinho, është pyetur edhe për diferencën e madhe të katalunasve me Real Madridin në La Liga, prej 16 pikëve.

Braziliani u pyet nëse gara për titull mund të quhet punë e kryer, ndërsa 25 vjecari u përgjigj me shumë klas.

“La Liga është kampionat i vështirë dhe sezoni është i gjatë, ende s’ka përfunduar asgjë. Po flas si lojtar i Barcelonës, ne duhet të koncentrohemi në çdo ndeshje dhe të vazhdojmë të bëjmë punën tonë që në fund të fitojmë kampionatin”, u shpreh braziliani.

Coutinho u prezantua gjatë ditës së sotme në Camp Nou, por nuk do të jetë në gjendje të debutojë për Barcelonën edhe tri javë.

Gjatë testeve mjekësore, u mësua se braziliani vuan nga një dëmtim në kofshën e djathtë dhe se do të jetë jashtë fushave për së paku 20 ditë. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart