​Bale më i mirë se legjendat e Real Madridit, sipas statistikave


12/02/2019

Me 100 golat dhe 64 asistet e tij me fanellën e Real Madridit, vetëm Ronaldo ka më gola se ai, katër më shumë, dhe vetëm Figo ka bërë më shumë asiste se uellsiani. Mirëpo, Bale ka ende kohë t’i kalojë edhe këto dy rekorde, transmeton Gazeta Express.

Lëndimet e vazhdueshme për uellsianin bëjnë që këta të katër të kenë luajtur pothuajse baras ndeshje.

Ai i ka fituar 14 trofe gjatë pesë vjetëve e gjysmë në Santiago Bernabeu dhe ai e ka dëshmuar se nuk i frikësohet presionit duke shënuar ose asistuar në nëntë nga finalet në të cilat ka luajtur, së fundi duke i shënuar dy gola në finalen e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve.

Gjatë gjithë kësaj kohe me fanellën e klubit madrilen, Bale ka pasur mjaft shumë probleme me lëndime dhe në janar ai e pësoi lëndimin e 22-të gjatë karrierës me “Los Blancos”. Për këtë arsye, e përditshmja spanjolle, Marca, e kishte quajtur atë “Zotëi Xham” në ballinën e gazetës. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart