Arrihet marrëveshja, Milani i siguron shërbimet e talentit francez


05/02/2019

Sipas Sport Mediaset, Nice e ka vlerësuar qasjen e Milanit në negociata për ta blerë Saint-Maximinin në javën e fundit të afatit kalimtar të janarit, prandaj edhe e ka pranuar ofertën, transmeton Gazeta Express.

Saint-Maximin do të pranojë të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me kuqezinjtë, por sipas transmetuesit italian kjo do të varet nga kualifikimi i Milanit në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, përfaqësuesi i Francës U-21 do të ketë vetëm edhe një vit në kontratën e tij me klubin pas kësaj vere, gjë që do ta vërë në pozitë të vështirë të negociatave Nicen. /Gazeta Express/  

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart