​Arbër Zeneli lë sërish gjurmë në ndeshjen e radhës të Reims


09/03/2019

Kosovari shënoi në minutën e nëntë të ndeshjes, duke e kaluar skuadrën e tij në epërsi me rezultat 1:0 skuadrën e tij, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, vetëm katër minuta më vonë, rezultati u barazua, pasi që Naim Sliti shënoi për klubin vendas, nga pika e penalltisë. 

Kjo pikë bën që Reims të mbetet në pozitën e gjashtë në tabelën e Ligue 1, vetëm një pikë larg Marseille dhe kualifikimit në Europa League për sezonin e ardhshëm . 

Që kur Zeneli është transferuar në Francë te Reims, në 6 paraqitje, ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar tre asistime. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart