​Ancelotti: Napoli do t’i japë fund dominimit të Juventusit


28/02/2019

Juventusi do të udhëtojë në stadiumin San Paolo të dielën, me 13 pikë distancë nga klubi i renditur në vendin e dytë në tabelën e Premierligës. Skuadra e Massimiliano Allegrit është në rrugë të drejtë për ta fituar titullin e tetë radhazi të ligës italiane, transmeton Gazeta Express.

Ancelotti e pranon se Juventusi ka qenë në formë të mrekullueshme këtë sezon, mirëpo beson se ai ka parë mjaftueshëm nga Napoli për ta bindur se mund t’i japë fund dominimit të “Zonjës së Vjetër” në Serie A.

“Renditja nuk gënjen, Juventusi meriton mirënjohje. Ata janë mbi mesatare dhe ne jemi shumë mesatarë. I kemi luajtur disa ndeshje gabim, por jemi duke e kaluar një sezon të mirë”, ka thënë Ancelotti, i cili u bë trajner i Napolit në maj të vitit të kaluar.

“Juventusi do të vijë për t’i dhënë fund garës për titull, përmes karakteristikave të tyre: mbrojtjes së fortë, kundërsulmeve, shpirtit garues dhe shpejtësisë së Cristiano Ronaldos, i cili është shumë i motivuar dhe i përqendruar në punën e tij”.

“Napoli ka mundësi dhe do të garojë me Juventusin. Përndryshe, unë nuk do të kisha ardhur këtu. Herët apo vonë, ne do të fitojmë. Jam i sigurt për këtë gjë”. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart