​Allegri: Nuk varemi nga Ronaldo


23/09/2018

Juventusi, deri më tani, ka pasur një fillim të përsosur të sezonit të ri, duke i fituar të gjitha ndeshjet e Serie A-së. Ata, për shkak të këtyre fitoreve, radhitën të parët në ligën italiane, përcjell Gazeta Express.

Suksesin e treguar në Itali, Juventusi arriti ta përsërisë edhe në Evropë. Ndeshjen e parë të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, kundër Valencias në Spanjë, Juventusi e nisi me fitore, pas sy golave të shënuar nga Miralem Pjanici.

Megjithatë, në këtë ndeshje, Juventusi e humbi yllin e skuadrës pasi që Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 29-të, pasi ia tërhoqi flokët njërit prej kundërshtarëve të tij. Me 27 shtator bëhet i ditur vendimi i UEFA-s për dënimin e Ronaldos, dhe ai mund t’i humbë edhe tri ndeshjet e radhës në këtë garë.

“Ronaldo i ka shtuar vlera të mrekullueshme skuadrës së Juventusit, gjë të cilat i tregojnë edhe performancat e tij”, ka thënë trajneri Allegri në një konferencë për shtyp.

“Megjithatë, skuadra nuk varet nga ai. Ka shumë pritshmëri të larta për Cristianon, si dhe ai kërkon shumë nga vetja, por nuk ka asgjë për të dëshmuar. Ai thjesht ka nevojë të luajë, të argëtohet dhe të shënojë gola. Ne kemi lënë prapa vetes atë që ndodhi të mërkurën”. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart