Aleksandar Vuçiq e vlerëson suksesin e Majlinda Kelmendit


10/08/2016

Kandidati për kryeministër të Serbisë, Aleksandar Vuçiq këto komente i bëri  gjatë një seance të Kuvendit ku ka folur edhe në lidhje me medaljen e artë të Republikës së Kosovës në Lojërat Olimpike në Rio, shkruan Telegraf.rs, transmeton Gazeta Express.

“Majlinda Kelmendi, një atlete e re për të cilën nuk kam thënë asgjë të keqe, edhe pse analistë e gazetar kanë bërë komentime të rreme dhe të pakuptimta, ajo ka fituar çmimin e suksesit të saj”, ka thënë Vuçiq.

“Në asnjë mënyrë nuk kemi ofenduar suksesin dhe punën  e atletes”, tha Vuçiq, duke vërë në dukje rëndësinë e strukturës së bisedimeve mes shqiptarëve dhe serbëve./GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart