Agjenti i Hysaj: Me apo pa Sarrin, Elseidi qëndron te Napoli


16/05/2018

Në ditët e fundit mediat angleze kanë aluduar rreth një kalimi të mundshëm të Hysajt te Manchester United në merkaton e kësaj vere por në një intervistë për Radio Kiss Kiss që qëndron shumë pranë klubit të Napoli, menaxheri i kuqeziut ka theksuar se me apo pa trajnerin Maurizio Sarri, Hysaj do të qëndrojë tek Napoli sepse presidenti De Laurentis do të ndërtojë një skuadër akoma edhe më shumë kompetitive se kjo aktuale për të fituar trofe në të ardhmen.  

Giuffredi shtoi se Elseidi është shumë i lumtur te Napoli dhe dëshiron të qëndrojë gjatë në San Paolo.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart