Mbrojtësi i krahut të djathtë, Reece James ka pësuar një lëndim të ri dhe pritet t’i mungojë Chelseat për një muaj. “Talk Sport”, ka raportuar të martën se James është duke u përballur me një lëndim muskulor.
Ai mund t’i humbasë tri ndeshjet e para të edicionit të ri në Premier League, shkruan “Gazeta Express”.
James udhëtoi me Chelsean në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku londinezët zhvilluan disa ndeshje miqësore para fillimit të edicionit të ri.
Por 24-vjeçari mungoi në miqësoren e fundit ndaj Interit. James për arsye të lëndimeve të shpeshta i ka munguar Chelseat 38 ndeshje në edicionin 2023/2024./GazetaExpress/