S'po mund të dërgoni mesazhe në WhatsApp? Çfarë i ndodhi aplikacionit - Gazeta Express
string(67) "spo-mund-te-dergoni-mesazhe-ne-whatsapp-cfare-i-ndodhi-aplikacionit"

AutoTech

Gazeta Express

26/10/2022 20:44

S’po mund të dërgoni mesazhe në WhatsApp? Çfarë i ndodhi aplikacionit

AutoTech

Gazeta Express

26/10/2022 20:44

WhatsApp, aplikacioni i komunikimit në pronësi të Meta, i cili përdoret nga shumë njerëz për mesazhe të shpejta, thuhet se po përballet me një problem.

Përdoruesit e WhatsApp në shumë vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, aktualisht nuk janë në gjendje të dërgojnë dhe marrin mesazhe.

Lexo Edhe:

Ndërprerja po prek si bisedat personale, ashtu edhe bisedat në grup.

DownDetector dhe WaBetaInfo, dy shërbime të internetit që gjurmojnë aplikacionin Facebook, kanë konfirmuar ndërprerjen. DownDetector, i cili mori mbi 60,000 ankesa për problemin nga përdoruesit në një hark kohor prej një ore, raporton se WhatsApp po përballet me ndërprerje globalisht.

Kompania mëmë e WhatsApp, Meta, e ka pranuar ndërprerjen dhe aktualisht po punon për rregullimin. Megjithatë ende nuk ka një deklaratë të drejtpërdrejtë nga WhatsApp ose Meta që shpjegon se çfarë e shkaktoi ndërprerjen.