Spitali Amerikan në Kosovë i gatshëm të ofrojë shërbime laboratorike për COVID-19 në rast mbështetje nga institucionet shtetërore - Gazeta Express
string(129) "spitali-amerikan-ne-kosove-i-gatshem-te-ofroje-sherbime-laboratorike-per-covid-19-ne-rast-mbeshtetje-nga-institucionet-shteterore"

Gazeta Express

09/08/2020 12:37

Spitali Amerikan në Kosovë i gatshëm të ofrojë shërbime laboratorike për COVID-19 në rast mbështetje nga institucionet shtetërore

Gazeta Express

09/08/2020 12:37

Situata e vështire e krijuar nga pandemia, është shoqëruar edhe me rritjen e kërkesës nga ana e popullsisë për realizimin e testimeve laboratorike, të cilat nëpërmjet analizimeve te AND-se, ARN-së dhe proteinave në nivelin molekular,nërmjet teknikave moderne të bazuara në detektimin e acideve nukleike, arrijne të zbulojnë prekjen nga viruset.

Qeveria e Kosovës përballë kësaj situate të rënduar në vendimimet e saj per tejkalimin e kësaj
situate ka kërkuar që edhe institucioneve shëndetësore private në vend tu ofrohet mundesia për realizimin e testeve serologjike dhe ato te metodes PCR.

Lexo Edhe:

Spitali Amerikan në Kosovë, ka vleresuar këtë qasje të Qeverisë së Kosovës dhe mirepret cdo bashkëpunim midis institucioneve shtetërore dhe atyre private. Realizimi I projekteve të cilat do te ofronin për popullaten testime masive, në shifrat mbi 1.500 analiza në ditë do të kërkonte që dhe qeveria të luajë rolin e saj me iniciativa për të ulur kostot e popullatës në marrjen e ketyre sherbimeve. Orientimi i drejte i pjesës së popullates të interesuar do të krijonte aftesinë e ofruesve të sherbimeve, për uljen e cmimeve ne masat 40-50 Euro për testimin PCR dhe në 30 euro për testimet serologjike. Këtu, përfshihen edhe marrjet e kampionëve për analiza si edhe nxjerrja e rezultateve në afate kohore mjaft të shpejta.

Bashkërendimi i iniciativave dhe I aktorëve kryesorë që janë shteti dhe privati do bëjë të mundur që situata në të cilen gjendet e gjithë popullsia dhe vendi ynë të menaxhohet më me lehtesi.

Spitali Amerikan Kosovë
#spitaliamerikan #perqafojejeten