Spitali mobil në afërsi të Klinikës Infektive, javën që vjen vihet në funksion - Gazeta Express
string(77) "spitali-mobil-ne-afersi-te-klinikes-infektive-javen-qe-vjen-vihet-ne-funksion"

Spitali mobil në afërsi të Klinikës Infektive, javën që vjen vihet në funksion

Gazeta Express

02/04/2020 14:56

Në afërsi të Klinikës për sëmundje infektive është vendosur Spitali mobil për pranimin e pacientëve me koronavirus. Në këtë spital do të ketë 130 shtretër dhe kushte të tjera të përshtatshme, tualete dhe dushe. Në funksion do të vihet gjatë javës që vjen, përcjell GazetaExpress nga Alsat.

Spitali mobil është i lidhur me Klinikën Infektive dhe do të plotësoj kapacitetin e saj. Në vendosjen e saj që nuk zgjati më shumë se një javë kontribuuan Qyteti i Shkupit, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e mbrojtjes./GazetaExpress/B.Lika/

Lexo Edhe: