Spitali i përgjithshëm i Ferizajt rikthehet me programin e operacioneve elektive - Gazeta Express
string(80) "spitali-i-pergjithshem-i-ferizajt-rikthehet-me-programin-e-operacioneve-elektive"

Gazeta Express

06/06/2020 10:25

Spitali i përgjithshëm i Ferizajt rikthehet me programin e operacioneve elektive

Gazeta Express

06/06/2020 10:25

Spitali Rajonal i Ferizajt gjatë këtyre ditëve ka rikthyer programin e rregullt të punës për kryerjen e operacioneve të ndryshme në repartin e kirurgjisë.

Qindra qytetarë kanë pritur gjatë kohës së pandemisë për t’i kryer operacionet elektive në këtë spital, ndërkohë sipas drejtuesve të këtij institucioni brenda një periudhe të shkurtër të gjithë pacientët do të marrin shërbimet e duhura, shkruan KOHA.

Lexo Edhe:

Ky institucion i është rikthyer normalitetit, por duke i respektuar masat mbrojtëse dhe udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Jeton Zeqiri, drejtor i Spitalit Rajonal në Ferizaj, ka thënë se tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për pacientët që kishin nevojë të kryenin operimet elektive.

“Të gjithë ata pacientë që kanë pritur gjatë kohës së pandemisë për t’i kryer këto operacione, tash e tutje mund t’i kryejnë pa ndonjë telashe, sepse kemi rifilluar me këtë program pas lehtësimit të masave nga Instituti. Mirëpo, shërbimet do të kryhen duke respektuar masat mbrojtëse dhe rekomandimet e nivelit qendror. Pra kjo nënkupton se kemi rifilluar me disa rregulla të reja, në mënyrë që ta parandalojmë përhapjen e virusit”, ka thënë Zeqiri.