Spitalet private të ulin çmimet për pacientët e prekur nga Kovid-19 - Gazeta Express
string(67) "spitalet-private-te-ulin-cmimet-per-pacientet-e-prekur-nga-kovid-19"

Spitalet private të ulin çmimet për pacientët e prekur nga Kovid-19

Ballina

Gazeta Express

13/04/2021 15:51

Qeveria i dha dritë jeshile propozim ndryshimeve të Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore. Me këto ndryshime parashikohet që spitalet private të ulin çmimet për trajtimin e pacientëve të prekur me virusin Korona. Ligji pritet të hyjë në procedurë kuvendore ditëve të ardhshme.

Propozojmë që çmimet në spitalet private të jenë të barabarta me çmimet referente të Fondit Shëndetësor. Me ndryshimet ligjore, diagnostikimi dhe trajtimi i pacientëve me Kovid propozojmë të lëvizë nga 40 mijë – në 305 mijë denarë. Shteti përveç që ka autorizim të lidh marrëveshje me spitalet private përmes FSSH-së, mund të vendosë kufizim të shifrave maksimale për shërim privat nga Kovid 19 – tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Lexo Edhe:

Ndërkohë partia e “Majta” ka dorëzuar në Kuvend propozim ligj të ri sa i përket diagnostikimit dhe trajtimit të pacientëve me Kovid gjatë pandemisë.

Propozojmë model të kombinuar të shërimit spitalor në Spitalet private, përkatësisht në bazë të nenit 55 të Kushtetutës në kushte të krizës shëndetësore mund ta kufizojë lirinë e tregut dhe pranimit, si dhe t’i rregulloj çmimet. Parashikojmë minimum kuotë prej 50 shtretërve për hospitalizim të pacientëve të cilët kanë nevojë reale për kujdes spitalor në spitalet private. Këto 50 shtretër të jenë në barrën e Fondit Shëndetësor- deklaroi Dimitar Apasiev, Kryetar i partisë “ E Majta”.

Ndërkohë sërish është shënuar rritje e numrit të të prekurve nga COVID-19. Edhe pse një ditë më parë ministri Filipçe foli për një situatë stabile, sot është shprehur se situata është serioze dhe se ka rritje të lehtë të numrit të shtruarve nëpër spitale./Alsat/