Spiropali: Biznesmenët e Ndraghetës delirantë të sëmurë, nuk kanë përfituar asgjë në Shqipëri - Gazeta Express
string(93) "spiropali-biznesmenet-e-ndraghetes-delirante-te-semure-nuk-kane-perfituar-asgje-ne-shqiperi-2"

Spiropali: Biznesmenët e Ndraghetës delirantë të sëmurë, nuk kanë përfituar asgjë në Shqipëri

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2021 21:53



E ftuar në Syri Tv, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali thotë se përgjimet e autoriteteve italiane për dosjen Ndragheta, ku përmenden presidenti shqiptar, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe shefi i policisë, kanë rrjedhur nga mediat.

Lexo Edhe:

Ajo i cilëson biznesmenët italianë si delirantë të sëmurë. Spiropali i ka quajtur këto përgjime si “dëshira” që mafiozët kanë, por sipas saj në realitet ata nuk kanë përfituar asgjë në Shqipëri, por kanë vetëm një dyqan rrobash.

“Biznesmenët italianë që pretendojnë se njohin dikë në Shqipëri janë delirantë. Nuk mund të gjykojmë ëndrrat dhe dëshirat, por faktet. Ato që nxirrni me haleluja, interpretimi që po i bëhet fakteve, rezulton se ata këtu kanë vetëm një dyqan rrobash. As kanë bërë gradaçela, as kanë marre tendera në shëndetësi, as kanë ndërtuar.  Ata paskan vetëm dyqan rrobash dhe zihen me njëri tjetrin se fjetën në hotel të shtrenjte dhe kanë sjellë një fiat…

Ne inkurajojmë prokurorinë të hetojë nga fillimi në fund për të gjitha lidhjet. Ka gjithmonë mitomanë, delirantë njerëz të sëmurë që pretendojnë njohje për të krijuar besueshmëri. SPAK të marrë dosjen, të shohë elementët…”, tha Spiropali.