Italiani dhe mbrojtësi i majtë i Romës, Leonardo Spinazzola, po i afrohet rikthimit të tij pas lëndimit të rëndë që e pësoi gjatë UEFA EURO 2020.
28-vjeçari kishte qenë një pjesë thelbësore e skuadrës së Azzurrit për atë turne dhe po shkonte drejt statusit të Lojtarit të Turneut derisa u lëndua gjatë çerekfinales kundër Belgjikës më 2 korrik.
Lëndimi shkatërrues pritej ta mbante jashtë për shtatë deri në nëntë muaj, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, Roma publikoi sot një video të Spinazzolas duke vrapuar dhe sugjeron se rikthimi i tij mund të jetë më i shpejtë sesa pritej. /Gazeta Express/
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....