Alain Robert, i cili tashmë njihet në botë si Spajdermeni francez, u ngjit në njërin prej rrokaqiejve më të lartë në Barcelonë, si zakonisht pa mjete sigurie, gjë të cilën edhe veçohet.
Por, kësaj radhe, ai me vete pati edhe birin e tij.
Robert me këtë rast para ngjitjes ka thënë se biri i tij nuk është si ai, dhe se ndjen përgjithësi për të.
Robert ka treguar se biri i tij është 34 vjeç, se merr vendime vet, por se në fund të fundit, është babai i tij dhe se ka përgjithësi për të, transmeton 21media.
Kalimtarët e rastit dhe policia spanjolle ndoqën ngjitjen e 60 vjeçarit Robert dhe birit të tij Julien në ndërtesën 144 metëshe, Torre Glories, që është e tëra në xhama.
Biri i Roberts për media me këtë rast ka thënë se kurrë më parë nuk ka qenë më i stresuar se tani në jetën e tij. Ai ka thënë se edhe më parë ka bërë gjëra që e kanë frikësuar, por se kaq shumë si tani nuk është frikësuar kurrë më parë.
Baba e bir përfunduan ngjitjen për më pak se një orë. Në maje të ndërtesës u takuan me policinë, të cilët i shoqëruan deri në katin e parë të saj, por nuk i arrestuan.
Alain Robert ngjitet në ndërtesa të larta prej vitit 1977. Prej këtij viti, ai është ngjitur në më shumë se 150 ndërtesa.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...