Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës ka njoftuar se kanë kërkuar nga Policia e Kosovës që të ofrojë garanci për lirimin e mundshëm të përkohshëm të Hysni Gucatit dhe Nasmi Haradinajt.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Policia ka kohë deri më 26 nëntor 2021 të ofrojë informacion lidhur me autorizimet dhe kapacitetet e saja lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt
“Policia e Kosovës të ofrojë informacion lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Gucatit dhe Haradinajt. Trupi gjykues II urdhëroi policinë e Kosovës që deri më 26 nëntor 2021 të ofrojë informacion, ndër të tjera, lidhur me autorizimet dhe kapacitetet e saja lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara.
Ndryshe, Gucati e Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020.
Çdo shtëpi është një hapësirë që duhet të jetë komode dhe e organizuar, për të lehtësuar jetën tonë të...