Specialja fton për intervistim një ish-ushtar të UÇK-së nga Prizreni - Gazeta Express

Specialja fton për intervistim një ish-ushtar të UÇK-së nga Prizreni

Lajme

Gazeta Express

07/07/2020 15:04

Specialja ka ftuar për intervistim një ish-ushtar të UÇK-së, ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook kryetari i Organizatës së Veteranëve, Hysni Gucati, raporton Gazeta Express.

Gucati ka bërë të ditur se i ftuari i radhës në Hagë është Elbasan Shoshaj, ish-pjesëtar i UÇK-së.

“Sot mora lajmin që bashkëluftëtari nga Prizreni , Elbasan Shoshaj, është ftuar nga Gjykata Speciale. Edhe ky luftëtar i lirisë do të dali faqebardhë nga kjo gjykatë”, shkruan Gucati. /Express/