Specialja fton për intervistim një ish-pjesëtar të UÇK-së - Gazeta Express
string(55) "specialja-fton-per-intervistim-nje-ishpjesetar-te-uckse"

Specialja fton për intervistim një ish-pjesëtar të UÇK-së

Gazeta Express

03/07/2020 15:29

Gjykata Speciale ka dërguar edhe një ftesë në adresë të një ish-pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veterani i luftës, Afrim Bytyqi, nga Kishnica është ftuar për intervistë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Lexo Edhe:

Lajmin e ka dhënë kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

“Sapo u njoftova se është ftuar nga Gjykata Speciale veterani i luftës së UÇK-së Afrim Bytyqi nga Kishnica”, ka shkruar Gucati në profilin e tij në Facebook.

Për të enjten, OVL e UÇK-së ka paralajmëruar protestë kundër aktakuzës për presidentin Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Veseli.