Spasovski-Sassoli: Reformat e sukseshme hap drejt datës së bisedimeve - Gazeta Express
string(68) "spasovski-sassoli-reformat-e-sukseshme-hap-drejt-dates-se-bisedimeve"

Spasovski-Sassoli: Reformat e sukseshme hap drejt datës së bisedimeve

Gazeta Express

18/02/2020 16:59

Mbështetje për fillim të negociatave gjatë samitit të ardhshëm të BE-së, ka dhënë së fundmi edhe kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli, përcjell GazetaExpress.

Ai ka pritur në takim sot në Bruksel, një delegacion nga vendi të udhëhequr nga kryeministri teknik, Oliver Spasovski, ku u ka shprehur mbështetjen e tij për eurointegrimet si dhe ka përshëndetur ligjet e fundit të miratuara nga Kuvendi. Kryeparlamentari evropian po ashtu, ka inkurajuar zbatimin e mëtejmë të marrëveshjeve fqinjësore, si shtyllë për ardhmërinë evropiane të vendit.

Lexo Edhe:

Qeveria

“Në takim është theksuar se Marrëveshja e Prespës dhe marrëveshja me Bullgarinë janë shembull në rajon dhe shtyllë e ardhmërisë në Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se vendi mbetet e përkushtuar në zbatimin e marrëveshjeve të cilat paraqesin shembull për zgjidhjen e kontesteve bilaterale. Kryetari Sasoli dhe kryeministri Spasovski janë pajtuar se reformat e suksesshme dhe metodologjia e re janë hapa të rëndësishëm drejt hapjes së negociatave për anëtarësim. Ai qëllim është i përbashkët për të gjitha institucionet evropiane dhe pjesa më e madhe nga vendet anëtare të BE-së”.

Sasoli ka theksuar se Ballkani Perëndimor është rajon strategjik për BE-në dhe se ai gjatë vizitës në Shkup, është bindur se qytetarët besojnë fuqishëm në BE dhe në ardhmërinë e përbashkët. Sipas tij, Parlamenti Evropian do të japë kontribut për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor në Samitin në Zagreb.

Nga ana tjetër, Komisioni Evropian ka përsëritur qëndrimin se bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të fillojnë sa më shpejtë duke marrë parasysh se i përmbushën kushtet për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në. Brukseli shpreson se ky hap mund të ndodhë para Samitit të BE-së dhe Ballkanit perëndimor, në maj, në Zagreb. Zëdhënësi i eurokomisarit për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Oliver Varheji, Ana Pisonero, dje theksoi se Komisioni konsideron se dy vendet i përmbushin kriteret për fillim të bisedimeve, të cilat ishin bllokuar nga disa vende evropiane të kryesuara nga Parisi./GazetaExpress/

Besmir Lika