Spasovski: Pres marrëveshje për hapje sa më të shpejtë të kufijve me vendet e rajonit - Gazeta Express
string(84) "spasovski-pres-marreveshje-per-hapje-sa-me-te-shpejte-te-kufijve-me-vendet-e-rajonit"

Gazeta Express

28/05/2020 14:25

Spasovski: Pres marrëveshje për hapje sa më të shpejtë të kufijve me vendet e rajonit

Gazeta Express

28/05/2020 14:25

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski pret që vendet e rajonit të arrijnë së shpejti marrëveshje për hapjen e kufijve, përcjell Gazeta Express.

Spasovski shtoi se është në komunikim të vazhdueshëm me kolegët e tij nga vendet fqinje, me të cilët, siç theksoi ai, është duke u diskutuar hapja e kufijve.

Lexo Edhe:

“Më herët kam përmendur se kemi mbajtur një konferencë që kishte për temë kryesore hapjen e kufijve dhe hapjen e mundësive midis vendeve të rajonit. Kjo është më e rëndësishmja sepse, nëse hapim kufijtë, do të kemi fluks të lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kështu do të zgjerohet ekonomia. Unë pres që të arrihet një marrëveshje e tillë, kështu të jemi në gjendje së shpejti të marrim vendime për hapjen e kufijve me të gjithë rajonin”, pohoi Spasovski