Spasovski: Me ligj konfirmohet rëndësia e pasaportave, Qeveria nuk mund ta ndryshojë tekstin e ligjit - Gazeta Express
string(99) "spasovski-me-ligj-konfirmohet-rendesia-e-pasaportave-qeveria-nuk-mund-ta-ndryshoje-tekstin-e-ligjit"

Spasovski: Me ligj konfirmohet rëndësia e pasaportave, Qeveria nuk mund ta ndryshojë tekstin e ligjit

Gazeta Express

21/02/2020 14:53

Ligji për pasaportat konfirmon sa është rëndësia e çdo dokumenti dhe me vendim të Qeverisë nuk mund të ndryshojë teksti i ligjit, theksoi sot kryeministri Oliver Spasovski i cili tha se aspak nuk është problem të thirr seancë qeveritare për pasaportat dhe se kërkohen zgjidhje , por përsëriti se në tërë situatën më i rëndësishëm është menaxhimi, përcjell GazetaExpress nga Medial.

“Ka dy zgjidhje të mundshme për problemin me mungesën e formularëve për pasaportat për qytetarët”, theksoi ai sot në konferencën për shtyp me kryetarin e grupit parlamentar “Renew Europe”, Daçian Çollosh, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse do të caktojë seancë të jashtëzakonshme për pasaportat, që e kërkon ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

Lexo Edhe:

“Kemi dy zgjidhje të mundshme – njëra është bisedë me kompaninë, e cila është furnizues për ta bërë atë sa më shpejtë që është e mundur dhe në mënyrë në të cilën do të kontribuojë tërë kjo punë që të kapërcehet në tërë periudhën dhe kjo duhet të shkojë së bashku me menaxhimin e situatave brenda. Për zgjidhjen e dytë, këtu aspak nuk është problem thirrja e seancës së Qeverisë, problemi është që ligji për pasaporta konfirmon sa është rëndësia e çdo dokumenti dhe me vendim të Qeverisë nuk mund të ndryshojë teksti i ligjit. Këtu është kyçe analiza që e bën Qeveria, janë bërë konsultime me partnerët kyçë, me Fronteksin dhe në tërë këtë rast presim të gjindet zgjidhje e cila do të ndihmojë, por menaxhimi është numër një”, theksoi Spasovski.

Shtatëdhjetë e shtatë kërkesa janë shqyrtuar në takimin e parë të Komisionit në MPB ditën e mërkurë, të formuar nga ministri Çulev, për zgjidhjen e problemit me mungesën e formularëve për pasaporta, ndërsa prej tyre duhet të vendoset cilat i përmbushin kriteret që të procesohen me procedurë të shpejtë. Kjo është një prej zgjidhjeve të përkohshme për dhënien e pasaportave për të paraqiturit rreth 15 mijë qytetarë. Të tjerët janë rreth 4.900 formularë për pasaporta, ndërsa pritet dërgesë e re prej 100 mijë formularëve nga Veridos, të cilën Çulev e paralajmëroi për më 24 mars.

Çelev propozoi që Qeveria të miratojë metodologji me të cilën me vulë dhe me dhënien e notës deri tek shtetet në botë do të prolongohet vlefshmëria e pasaportave deri në momentin e arritjes së pasaportave të reja. Çulev ende theksoi se këtë periudhë duhet të shpallet tender ndërkombëtar për zgjidhjen 10 vjeçare të problemit me dhënien e pasaportave. Theksoi se më 24 mars ose më herët duhet të arrijnë 100 mijë formularë për pasaporta, ndërsa dërgesa tjetër pritet të arrijë në shtator ose në tetor të këtij viti./GazetaExpress/B.Lika/