Spanja po e shkatërron Maltën, shënon edhe 4 gola për 9 minuta


Gazeta Express
15 Nëntor 2019 22:14

Spanja ka shënuar edhe katër gola të shpejtë ndaj Maltës

Spanja është duke e shkatërruar Maltën. Pas rezultatit 2-0 në pjesën e parë, Spanja ka gjetur edhe katër gola në pjesën e dytë.

Nga minuta e 62-të deri në atë të 71-të, brenda 9 minutave, La Roja ka realizuar kaër herë dhe po fiton 6-0.

Pau Francisco Torres 62’, Sarabia 63’, Dani Olmo 69’ dhe Moreno 71′, shënuan për Spanjën në pjesën e dytë. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart