SPAK nis hetimet për skandalin te “Onkologjiku”, ngre tre akuza ndaj të dyshuarve - Gazeta Express
string(78) "spak-nis-hetimet-per-skandalin-te-onkologjiku-ngre-tre-akuza-ndaj-te-dyshuarve"

Shqiperi

Gazeta Express

18/07/2024 16:39

SPAK nis hetimet për skandalin te “Onkologjiku”, ngre tre akuza ndaj të dyshuarve

Shqiperi

Gazeta Express

18/07/2024 16:39

SPAK ka ngritur tre akuza ndaj të dyshuarve për dosjen e skandalit te Onkologjiku që po e heton pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë.

Prokuroria e Posaçme po heton për korrupsion, shpërdorim të detyrës dhe kontrabandë ilaçesh mjekun Edmond Gashi, mjeken Alketa Pere, farmacistin Florian Marku, zv.drejtoreshën  e QSUT-së Brikena Qirjazi, koordinatorin e Spitalit Onkologjik Emiljano Lela, Halil Gashi dhe Drilona Kishta ish-specialiste e QSUT-së.

Prokurori Elvin Gokaj i cili po ndjek hetimet ka dorëzuar kërkesat në Gjykatën e Posaçme për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj të akuzuarve që do të pasonte hetime më të thelluara.

Më 26 qershor, Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën e mashtrimit  dhe zhvatjes së pacientëve të sëmurë me tumor në spitalin e Onkologjikut. Mjeku Edmond Gashi dyshohet se në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij. Për çdo pacient që dërgohej për trajtim tek spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.