SPAK kërkon 1 vit burg për Luan Dacin - Gazeta Express
string(37) "spak-kerkon-1-vit-burg-per-luan-dacin"

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 11:18

SPAK kërkon 1 vit burg për Luan Dacin

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 11:18

Prokuroria këtë të martë ka shpallur pretencën për ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.

Në pretencën e saj Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për ish-gjyqtarin Daci, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Lexo Edhe:

Ndërkohë Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 20 maj të këtij vitika pezulluar nga detyra ish gjyqtarin dhe çështja është marrë në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion, por Apeli e rrëzoi vendimin duke e rikthyer në detyrën gjyqtarin vetëm 2 javë më pas.

“Në aplikimin e kryer prej tij në datën 3 shkurt 2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ai ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë masa disiplinore ‘largim nga puna” në vitin 1997 , deklaroi SPAK.

Paralelisht me procedimin, SPAK mori në gjykatë masën e pezullimit nga detyra të Luan Dacit.

Kallëzimi ndaj Luan Dacit ka ardhur edhe nga ish-prokurori dhe ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Gjithë historia e Dacit filloi nga viti 2017, kur teksa kandidonte për anëtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.