Lëvizja Besa sonte ka thirrur mbledhje të kryesisë qendrore në format të zgjeruar për të diskutuar për ofertën e LSDM-së për koalicionim parazgjedhor për zgjedhjet e 12 prillit, shkruan Gazeta Express.
Të dy partitë e kanë konfirmuar se janë në bisedime për koalicion, duke mos dhënë shumë detaje për pozicionimet në listat zgjedhore.
Nëse ndodh kjo, do të jetë koalicioni i parë parazgjedhor në zgjedhjet parlamentare në mes një partie nga blloku maqedonas dhe një partie shqiptare.
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...