Sot u ekzekutua në Vlorë, Shpati Lena u kap me armë por u lirua, cilat janë dy pistat ku po heton policia - Gazeta Express
string(103) "sot-u-ekzekutua-ne-vlore-shpati-lena-u-kap-me-arme-por-u-lirua-cilat-jane-dy-pistat-ku-po-heton-policia"

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2022 12:18

Sot u ekzekutua në Vlorë, Shpati Lena u kap me armë por u lirua, cilat janë dy pistat ku po heton policia

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2022 12:18

Shpati Lena, i vrarë sot në atentatin në Panaja të Vlorës, u arrestua 23 marsin e kaluar nga policia dhe më pas u lirua nga gjykata. Po ashtu edhe miku i tij Hakim Xhezo ishte i njohur për policinë pasi ishte dënuar me 14 muaj burg për trafik lëndësh narkotike.

Burime për ABC bëjnë të ditur se Shpati Lena ka qenë shënjestra e këtij atentati. Pistat kryesore janë hakmarrja dhe tregtimi i lëndëve narkotike.

Lexo Edhe:

Lena u lirua  Shpati Lena në 26 Mars 2022

Njoftimi në atë kohë: Gjykata e Vlorë vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për Ariel Kingjin dhe Kristi Drollin, ndërsa ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për shtetasin Shpati Lena. Seanca është drejtuar nga gjyqtare Arbana Selmanaj, ndërsa prokuror ka qenë Hyrjet Lamaj.  Ariel Kingji, Kristi Drolli dhe Shpati Lena u arrestuan, ndërsa ishin duke lëvizur me automjet në zonën e Ujit të Ftohtë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në 4 gusht 2019 në Plazhin e Vjetër, ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj dhe u plagosur djali i tij dhe një i afërm i tyre. Në kuadër të operacionit “Paves” (dallgët), u bë arrestimi i Ariel Kingjit, 21 vjeç, Shpati Lena 37 vjeç dhe Gazmend Alushi 50 vjeç, të cilët të tre kishin armë me vete. /abcnews.al/