Sot takohen dy partnerët e koalicionit Zaev dhe Ahmeti, priten ndryshime nëpër ministri


Gazeta Express
21 Maj 2019 12:14

Sot pasdite në Qeveri do të takohen kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, thonë burime partiake nga LSDM dhe BDI.

Rikonstruimi i paralajmëruar do të jetë temë boshte e takimit.

Të ashtuquajturën “fshesë”, kryeministri Zaev e paralajmëroi pas rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe paralajmëroi pastrim në gjitha eshalonët e pushtetit.

Zaev nga ana tjetër tha se rikonstruimi do të përfshijë edhe LSDM-në, ndërsa deklarata e fundit e Ahmetit madje ishte se asnjë nga funksionarët nuk është i përjetshëm.

Te fundit


Kthehu lart