Sot shpallet fituesi i Topit të Artë: Kush do të triumfojë, Messi, Ronaldo apo Van Dijk? - Gazeta Express
string(84) "sot-shpallet-fituesi-i-topit-te-arte-kush-do-te-triumfoje-messi-ronaldo-apo-van-dijk"

Sot shpallet fituesi i Topit të Artë: Kush do të triumfojë, Messi, Ronaldo apo Van Dijk?

Gazeta Express

02/12/2019 9:48

Çmimi për lojtarin më të mirë në botë për vitin 2019, Topi i Artë, do të ndahet sot në mbrëmje në Paris, me Lionel Messin e Barcelonës, Virgil van Dijk të Liverpoolit dhe Cristiano Ronaldon e Juventusit në garë për ta fituar atë.

Lionel Messi është favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë 2019, pas një sezoni të shkëlqyer me Barcelonën. Sipas shkrimeve në mediat botërore në javën e fundit, argjentinasi në fakt është zgjedhur tashmë si fitues i çmimit më prestigjioz individual në futboll, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por Van Dijk pritet t’i bëjë konkurrencë të fortë argjentinasit sonte në mbrëmje në Paris.

Messi dhe Van Dijk bënë paraqitje të shkëlqyera në fundjavën e fundit para shpalljes së fituesit, duke treguar përse janë në garë të ngushtë për ta fituar çmimin e ndarë nga revista prestigjioze franceze, France Football.

Van Dijk shënoi dy gola me kokë për t’ia siguruar Liverpoolit një fitore tjetër në Premierligë dhe rrjedhimisht ruajtjen e epërsisë prej tetë pikëve në krye të renditjes.

Messi realizoi një gol të vonshëm por fantastik duke u përkujdesur që Barça ta mundë 1:0 Atleticon dhe ta kthehet në krye të Ligës, duke e kaluar Real Madridin.

Është shumë e vështirë të injorohen gjithë ato shkrime në mediat botërore për Messin si favorit i madh për ta fituar këtë çmim për herë të gjashtë rekorde.

Nëse superylli argjentinas fiton, atëherë do ta kalojë Ronaldon, duke u bërë lojtari i vetëm me gjashtë Topa të Artë në histori të futbollit.

Sipas gazetës spanjolle MARCA, dy përfaqësues të France Football – revistës franceze që e ndan këtë çmim – ishin në Barcelonë javën e kaluar për t’ia kumtuar Messit lajmin se ai është fituesi.

Të afërmit e Messit nuk e kanë pohuar por as mohuar këtë lajm, kur janë pyetur nga e përditshme spanjolle.

Përveç se e kanë njoftuar se është fitues i Topit të Artë 2019, përfaqësuesit e revistës franceze e kanë bërë edhe një intervistë me numrin 10 të Barcelonës, si dhe i kanë bërë fotografinë tradicionale me trofeun, e cila do të jetë në ballinën e revistën për edicionin e së martës.

Po ashtu, një fotografi ka qarkulluar nëpër internet nga dita e diele, e cila pretendon se Messi ka marrë më së shumti vota, duke e lënë prapa Van Dijkun.

Ronaldo ka përfunduar i katërti, sipas fotografisë së paverifikuar./Gazeta Express/