Sot shfaqet premiera e filmit dokumentar “Përtej Territ” - Gazeta Express
string(54) "sot-shfaqet-premiera-e-filmit-dokumentar-pertej-territ"

Sot shfaqet premiera e filmit dokumentar “Përtej Territ”

Arte

Gazeta Express

29/11/2022 13:22

Filmi i parë dokumentar “Përtej Territ”, i Donjeta Mejtanit që trajton temën e abuzimit dhe dhunës ndaj grave do të shfaqet sot në Kino Armata, më fillim nga ora 19:00.

Tri gra të guximshme kosovare rrëfejnë historitë e jetës së tyre se si i mbijetuan abuzimeve e dhunës, mirëpo rastet e tyre mbesin të neglizhuara ndër vite dhe të pazgjidhura si duhet nga institucionet e shtetit të Kosovës. Ndërkohë që akoma presin ndihmën që u takon, ato japin detaje të luftës së tyre për shpëtim dhe kërkojnë që drejtësia të vihet në vend. Megjithatë, për të ngritur zërin hapurazi rreth sfidave nëpër të cilat kaluan, u kërkua guxim, dhe ato shpresojnë se guximi i tyre për të dalë prej territ në dritë do të ketë jehonë në shoqërinë dhe institucionet kosovare.

Lexo Edhe:

Ky film dokumentar i metrazhit të shkurtër shfaqet të martën më 29 nëntor, në Kino Armata, në orën 19:00.

Pas filmit do të ketë panel diskutimi, i hapur për pyetje, ku do të marrë pjesë edhe njëra nga personazhet në film, e mbijetuar e dhunës në familje.

/Express