Sot shënohet Dita Botërore e Tuberkulozit


Gazeta Express
25 Mars 2019 8:45

Nën moton “Është koha… fund tuberkulozit”, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, me mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë, ka shënuar 24 marsin, Dita Botërore e Tuberkulozit, ditë kushtuar luftës kundër tuberkulozit.

Sëmundja e tuberkulozit pavarësisht nga masat globale vazhdon të jetë një nga problemet kryesore që ndikojnë në shëndetin publik. Çdo ditë rreth 4.500 persona në botë vdesin për shkak të tuberkulozit, transmeton Gazeta Shneta.

Në këtë kuadër edhe pse numri i rasteve të tuberkulozit ka rënë me 2 për qind në vit, OBSH-ja thekson se kjo duhet të rritet në një nivel prej 4-5 për qind për të arritur qëllimet e strategjive “elimino tuberkulozin në 2020”.

Te fundit


Kthehu lart