Sot rikthehet Superliga, na presin 11 xhiro "të nxehta" - Gazeta Express
string(52) "sot-rikthehet-superliga-na-presin-11-xhiro-te-nxehta"

Sot rikthehet Superliga, na presin 11 xhiro “të nxehta”

Moral Pozhegu

05/06/2020 15:15

IPKO Superliga rikthehet këtë fundjavë pas gati tre muajsh pushimi me ndeshjet e xhiros së 23-të. Gara për titull të kampionit dhe lufta për mbijetesë pritet të jenë mjaft e zjarrta

IPKO Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet këtë fundjavë pas gati tre muajsh pushimi shkaku i pandemisë koronavirus.

Lexo Edhe:

11 xhirot e mbetura deri në fund të sezonit 2019/2020 do të jenë mjaft të “nxehta”, si për titull të kampionit, ashtu edhe për mbijetesë.

Këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 23-të të ligës elitare.

Në fakt, kjo xhiro nis me duelin e sotëm ndërmjet Llapit dhe Dukagjinit, ku skuadra e Tahir Batatinës është favorite për fitore.

Lideri Ballkani kërkon fitore në shtëpi ndaj Drenicës për ta ruajtur avantazhin ndaj ndjekësve, shkruan Gazeta Express.

Prishtina e motivuar pas fitores ndaj Drenicës në Digitalb Kupë, llogarit në tri pikë në duel me Ferizajn në kryeqytet.

Edhe dy kandidatët tjerë për titull, Drita dhe Gjilani synojnë t’i mbajnë pikët në shtëpi për t’i bërë presion të vazhdueshëm Ballkanit.

Bardhekaltrit e presin Flamurtarin të shtunën, kurse ekipi “Vjollcë” e gostit Trepçën ’89 të dielën.

Siç dihet tashmë ndeshjet e mbetura të këtij sezoni do të zhvillohen pa praninë e shikuesve. /Gazeta Express/

IPKO Superliga – Java e 23-të

E premte 16:00 Llapi – Dukagjini

E shtunë 16:00 Feronikeli – Vushtrria

E shtunë 16:00 Drita – Flamurtari

E diel  16:00 Gjilani – Trepça ’89

E diel 16:00 Ballkani – Drenica

E diel 18:00 Prishtina – Ferizaj