Më 4 prill nga ora 20:00 në Teatrin Oda rikthehet shfaqja “Negotiating Prace” shkruar nga Jeton Neziraj me regji të Blerta Nezirajt.
Për shfaqjen:
Negocimi i paqes pas konflikteve të armatosura është sfidë komplekse diplomatike. Në disa raste, arrihen marrëveshje të paqes; në disa të tjera, paqja e plotë nuk arrihet kurrë ose thjesht mbetet një marrëveshje në letër. Luftat dhe konfliktet e shumta, ngrisin pyetje të shumështresuara dhe lënë prapa paqartësi, të cilat e bëjnë paqjen të vështirë. Duke u nisur nga negociatat e paqes, duke përfshirë marrëveshjen e Dejtonit, marrëveshjet në Irlandën Veriore dhe ato të Lindjes së Mesme, bisedimet politike — ende pa shumë rezultat — ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe duke e paramenduar si do të duket fundi i luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, Qendra Multimedia ka bërë bashkë një ansambël pan-evropian për të krijuar NEGOTIATING PEACE. Ky produksion është krijuar me artistë dhe grupe teatrore nga Ukraina, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Italia, Çekia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia dhe Estonia. E frymëzuar nga libri I Richard Holbrooke “To End a War” dhe “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” i Kadaresë, NEGOTIATING PEACE tenton të ballafaqojë publikun me prapavijat, sfidat, frikat dhe shpresën që e shoqërojnë arritjen e një marrëveshjeje të paqes si dhe diskuton tema të rëndësishme: Kush mund të negociojë paqen? A u takon politikanëve legjitimeti për të bërë një gjë të tillë? A pajtohen vërtet njerëzit e zakonshëm pas nënshkrimit të ‘aktit të paqes’ në emrin e tyre? A mund të ketë falje kolektive, apo falja është akt individual?
Aktorë: Shkumbin Istrefi, Ema Andrea, Harald Thompson Rosentrøm, Ejla Bavcic, Martin Kõiv, Melihate Qena, Orest Pastukh
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...