Sot në Shkup “Marshi i Paqes” për ta kujtuar Masakrën e Srebrenicës


Gazeta Express
11 Korrik 2019 11:02

Sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut do të mbahet “Marshi i Paqes” për ta kujtuar masakrën e Srebrenicës.

Marshi do të fillojë në ora 18:30 prej Parkut të Çairit, do të vazhdojë drejt rrugës “Cvetan Dimov” dhe përfundon te Ura e Gurit në qendër të Shkupit.

Pas kësaj, me fillim prej ora 19:00 do të vijojë edhe program kulturor në sheshin e Shkupit.

Ky aktivitet organizohet nga Shoqata Qytetare e Boshnjakëve dhe këshilli nacional për manifestimin “Marshi i Paqes”.

Te fundit


Kthehu lart