Sot në kalendar/ Stevie Wonder - Gazeta Express
string(29) "sot-ne-kalendar-stevie-wonder"

Arte

Gazeta Express

13/05/2022 14:55

Sot në kalendar/ Stevie Wonder

Arte

Gazeta Express

13/05/2022 14:55

Stevie Wonder u lindë me 13 maj 1950 në ShBA. Njihet si këngëtar amerikan, tekstshkrues dhe multi- instrumentist.

I verbër që nga lindja dhe i rritur në qytetin e Detroit-it, ai u shqua si muzikant prej moshës 8 vjeçare. Debutoi me incizim për herë të parë në moshën 12 vjeçare, notat e larta të zërit dhe harmonika që e përdorte për të bërë këngë e veçuan qysh herët.

Lexo Edhe:

Stevie Wonder nuk u mjaftua vetëm me harmonikë, ai gjatë karrierës se tij prej artisti mësoi të luante në piano, organo, “drums” e instrumente tjera.

Albumet e tij më të famshme që i hapën dyert edhe për çmime të shumta ishin:

 “Superstition,” “You Are the Sunshine of My Life,” “Higher Ground,” “Living for the City,” “Don’t You Worry ’Bout a Thing,” “Boogie On Reggae Woman,” “I Wish,” and “Sir Duke.”

Stevie Wonder u shpërblye me një numër çmimesh ndër ta edhe çmimi për arritje jetësore “Grammy Award” në vitin 2005.

Thëniet e tij më të njohura:

“Nuk mund ta bazosh jetën në pritjet e njerëzve tjerë”

“Parajsa i ndihmon trëndafilat nëse bombat fillojnë të bien”

“Të gjithë kemi aftësi, dallimi është se si i përdorim”

“Kur beson në gjëra që nuk i kupton, vuan”.

/Gazeta Express