Ai ishte filozof anglez, eseist e kritik shoqëror, më së miri njihet për punën e tij si matematicien e filozof analitik.
Bashkë me G.E. Moore, Russell u bë i njohur si një ndër themeluesit e filozofisë analitike moderne. Për publikun më shumë u njoh për ateizmin ungjillor se sa për kontributin e tij në filozofi. Në karrierën e tij të gjatë, Russell bëri po ashtu një kontribut të rëndësishëm në fusha të ndryshme, përfshirë këtu etikën, politikën, teoritë në edukim dhe studimet mbi religjionin.
Si Volteri, me të cilin është krahasuar, ai shkroi me mençuri dhe pati ndikim tejet të madh.
Thëniet e tij më të njohura:
“Ka dy motive për të lexuar një libër: njëra, që të pëlqen, ose tjetra që të mburresh me të”
“Nuk do të vdisja kurrë për bindjet e mija sepse mund të jem gabim”
“Gjëja më e vështirë ta mësosh ne jetë është të dish cilën urë ta kalosh e cilën ta digjesh”
“Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa me e vështirë është ta gjesh dikë që të kapë”
“Shumica e njerëzve më parë do të vdisnin se sa të mendonin. Në fakt kështu edhe ndodh”
“Është thënë se njeriu është kafshë racionale. Gjithë jetën kam kërkuar për evidenca që e përkrahin këtë teori”
/Gazeta Express