Sot mos dilni pa çadër, gjatë gjithë kohës do të ketë shi - Gazeta Express
string(56) "sot-mos-dilni-pa-cader-gjate-gjithe-kohes-do-te-kete-shi"

Gazeta Express

29/09/2020 7:26

Sot mos dilni pa çadër, gjatë gjithë kohës do të ketë shi

Gazeta Express

29/09/2020 7:26

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot i ndryshueshëm.

IHK njofton se do të ketë reshje shiu, ndërsa shtrirja e reshjeve kuptohet nuk do të jetë njësoj në gjithë vendin për shkak të orografisë që ka vendi ynë, por sasitë e reshjeve do të jenë më të theksuara në jugperëndim dhe veriperëndim.

Lexo Edhe:

Pas reshjeve pritet të ketë intervale me diell, por vranësirat do të mbeten të theksuara në gjithë territorin, më shumë rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të jenë pothuajse tipike vjeshtore, derisa ato maksimalet do të variojnë pak mbi vlerat e normales. Minimalet gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-24 gradë Celsius.

Indeksi UV do të shënojë vlera mesatare, prandaj nuk ka rrezik të jemi në kontakt direkt me diellin.

Do të fryjë erë mesatare dhe të fortë në pjesën veriperëndimore, shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri 20 m/s, ndërsa pjesa qendrore e vendit me rrethinë parashihet të fryjë erë me shpejtësi deri 11 m/s.