Sot mbahet samiti për Bejrutin, priten ndihma të mëdha nga e tërë bota - Gazeta Express
string(69) "sot-mbahet-samiti-per-bejrutin-priten-ndihma-te-medha-nga-e-tere-bota"

Gazeta Express

09/08/2020 10:10

Sot mbahet samiti për Bejrutin, priten ndihma të mëdha nga e tërë bota

Gazeta Express

09/08/2020 10:10

Liderët ndërkombëtarë do të zhvillojnë bisedime të dielën për të mbledhur ndihma për Bejrutin, pesë ditë pasi një shpërthim i fuqishëm e shkatërroi një pjesë të madhe të kryeqytetit libanez.

Konferenca virtuale, e organizuar nga Franca dhe Kombet e Bashkuara, pritet të fillojë në orën 14 sipas kohës lokale (në orën 13 sipas zonës kohore të Kosovës).

Lexo Edhe:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se planifikon të marrë pjesë në këtë konferencë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Në këtë samit do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Kina, Rusia, Egjipti, Jordania dhe Britania e Madhe. Ftesa për pjesëmarrje u është dërguar edhe shumë shteteve të tjera.

Zyrtarët kanë vlerësuar se shpërthimi i fuqishëm në një depo, ku ishin rreth dy mijë tonë nitrat të amonit, ka shkaktuar dëme në vlerë prej 15 miliardë dollarësh.

Në këtë shpërthim mbetën të vdekur 158 persona, pesë mijë u lënduan, ndërsa rreth 300 mijë mbetën pa kulm mbi kokë.

Të shtunën, mijëra njerëz protestuan në Liban për shkak të pakënaqësisë rreth masave të sigurisë dhe gjendjes së përgjithshme në vend, ku populli po përballet edhe me krizën ekonomike.

Kryeminsitri libanez, Hassan Diab, ka thënë se do të kërkojë zgjedhje të parakohshme si përpjekje për të dalë nga kriza.