Sot mbahen zgjedhjet në Bjellorusi, një diktator sfidohet nga ish-mësuesja e anglishtes - Gazeta Express
string(86) "sot-mbahen-zgjedhjet-ne-bjellorusi-nje-diktator-sfidohet-nga-ish-mesuesja-e-anglishtes"

Gazeta Express

09/08/2020 8:47

Sot mbahen zgjedhjet në Bjellorusi, një diktator sfidohet nga ish-mësuesja e anglishtes

Gazeta Express

09/08/2020 8:47

Banorët e Bjellorusisë po votojnë në zgjedhje të dielën, ku do të mund të zgjedhin mes presidentit të tanishëm, Aleksander Lukashenko, dhe një ish-mësueseje, e cila u bë pjesë e garës pasi autoritetet ia ndaluan pjesëmarrjen bashkëshortit të saj.

Lukashenko pritet t’i fitojë këto zgjedhje dhe mandatin e gjashtë me radhë në pushtet, por mund të përballet me një valë të re protestash për shkak të pakënaqësisë rreth menaxhimit të situatës së pandemisë, gjendjes ekonomike dhe të drejtat e njeriut.

Lexo Edhe:

Shtypja e vazhdueshme e opozitës do të mund t’i dëmtojë përpjekjet e Lukashenkos për rrëzimin e mureve me Perëndimin në kohën kur marrëdhënies me aleaten tradicionale, Rusinë, janë tensionuar. Rusia është përpjekur ta afrojë Bjellorusinë në një union më të ngushtë ekonomik dhe politik.

Lukashenko, dikur menaxher i fermave kolektive në ish-Bashkimin Sovjetik, është në pushtet në Bjellorusi që nga viti 1994, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ai përballet me një rivale të papritur, Svetlana Tikhanouskaya, ish-mësuese e gjuhës angleze, e cila u bë pjesë e garës pasi bashkëshorti i saj, që synonte të merrte pjesë në zgjedhje, u burgos.

Fushata e saj është karakterizuar nga disa prej tubimeve më të mëdha që nga rënia e ish-Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se mbi 1,300 persona janë arrestuar nga autoritetet si pjesë e një fushate shtypëse kundër opozitës.

Vëzhguesit ndërkombëtarë asnjëherë nuk i kanë vlerësuar zgjedhjet në Bjellorusi si të lira dhe të drejta në 25 vjetët e fundit.