Sot mbahet 1 minutë heshtje në ora 13:00 në gjithë Kosovën - Gazeta Express
string(58) "sot-mbaheet-1-minute-heshtje-ne-ora-1300-ne-gjithe-kosoven"

Sot mbahet 1 minutë heshtje në ora 13:00 në gjithë Kosovën

Gazeta Express

11/07/2020 8:23

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në emër të Qeverisë së Kosovës, ka kërkuar që sot në orën 13:00, të mbahet një minutë heshtje për nder të viktimave të masakrës së Srebrenicës.

Hoti ka pritur dje përfaqësuesit e komunitetit boshnjak të Kosovës, të cilëve u printe Rasim Demiri, kryetar i koalicionit VAKAT dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Lexo Edhe:

“Takimi u mbajt në prag të 25-vjetorit të masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe vranë 8372 civilë boshnjakë. Tragjedia e Srebrenicës nuk mund të harrohet asnjëherë! Andaj, për t’i nderuar viktimat e kësaj tragjedie, në emër të Qeverisë së Kosovës, kërkoj që nesër, në të gjithë Kosovën, në orën 13.00, të mbahet një minutë heshtje”, ka shkruar ai në facebook.