Është hapur java e filmit ‘PriDox’ - Gazeta Express
string(30) "sot-hapet-java-e-filmit-pridox"

Është hapur java e filmit ‘PriDox’

Arte

Gazeta Express

08/06/2023 14:46

PriFest prezanton debutimin e javës se filmit PriDox, ngjarje kjo që do të mbetet e hapur për publikun deri me 10 qershor.

Programi i mirënjohur i filmave dokumentarë u themelua si kategori jo garuese e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë në 2011, evoluoi në një program garues në 2017, dhe tani po shkëputet për t’u bërë një ngjarje e veçantë që selekton dhe prezanton punimet më mbresëlënëse në fushën e krijimit të filmave dokumentarë.

Lexo Edhe:

Përzgjedhjen e filmave për PriDox e ka bërë Alush Gashi.

Nga e marta deri të shtunën, çdo natë prej orës 20:00, publiku ka mundësinë të shoh filmat e përzgjedhur në Kino Armata.

/Express/