Sot dhe nesër luhet xhiroja e fundit e stinorit në Superligën A të volejbollit
Sporte tjera
Gazeta Express
18/11/2023 13:06
Në elitën e djemve në volejboll, në fundjavë janë në program ndeshjet e fundit të pjesës vjeshtore të kampionatit.
Dy nga tri ndeshjet e javës, zhvillohen të shtunën, kur Golden Eagle Theranda ndeshet ne Ferizajn nga ora 13:30, kurse Peja e pret Ulpianën nga ora 20:00.
Kryendeshja e javës së 10-të zhvillohet në Gjilan, kur Drita e pret Skenderbeun, të dielën nga ora 18:00.