Protestat që u mbajtën mbrëmë, nga sot do të shndërrohen në bllokime në kryeqytet.
VMRO-DPMNE dje i vendosi ultimatum kryeministrit Zoran Zaev që deri mbrëmë të tregojë se çfarë marrëveshje të fshehta kanë dakorduar gjatë uikendit në Sofje, e në të kundërtën, do të bllokojë Shkupin.Reklame
Protesta do të udhëhiqet duke filluar nga Ministria e Punëve të Jashtme në ora 12:30, e duke përfunduar para Qeverisë në ora 14:00.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski mbrëmë tha se po jetojmë në një moment historik kur po vendoset për të ardhmen tonë, kur zgjidhjet e ofruara hapin më tepër probleme dhe paraqesin pengesë për të ardhmen. Ai thiri për masovitet në protestët e sotshme, siç e quan, mbipartiake.
“Nëse sot nuk kemi sukses, frikësohem se gjeneratat e ardhshme nuk do të kenë mundësi të përmirësojnë gabimin që e bënë sot Zoran Zaev dhe LSDM”, tha Mickoski./Zhurnal/