Sot 28 vjetori i PS, shkruan Tahiri: Ne edhe kemi gabuar, por këta jo! Kurrë!


Gazeta Express
12 Qershor 2019 22:25

I përjashtuar nga rradhët e PS dhe të gjitha funksionet drejtuese, ish Ministri I Brendshëm Saimir Tahiri ka uruar socialistët dhe selinë rozë për 28 vjetorin e ditëlindjes përmes një mesazhi në rrjetin social.

Tahiri shkruan se socialistët e thjeshtë nuk kanë gabuar kurrë, ndryshe nga “të tjerët” me të cilët ish Ministri përfshin të gjithë deputetët, ministrat e kryeministrat. Ja çfarë shkruan Tahiri, duke marrë për shembull një socialiste.

STATUSI:

E njeh Noren, po ke shkelur te pakten nje here ne pragun e PS! Te pershendet e perqafon me dashuri, sic ka bere me mua cdo here, qe shume vjet me pare.  
Socialiste e thjeshte nga ato qe opozite a pushtet qofshin te tjeret, nuk i ben asnje dallim. 
Si Nora, eshte Tasha, Ida, Teuta, Dhurata, Haxhiu i ndjere, e shume te tjere qe kane qene e jane te zotet e shtepise ne seline e PS, ne cdo dite e date! Bashke me mijra njerez te tjere qe te PS kane pare forcen e shpirtit per te ardhmen e femijeve. 
Ne te tjeret edhe kemi gabuar, keta jo! Kurre!  
Gezuar per ju, e per gjithe njerezit qe duan Shqiperine!

Te fundit


Kthehu lart