Sonte zhvillohet super përballja mes Prishtinës dhe Yllit - Gazeta Express
string(57) "sonte-zhvillohet-super-perballja-mes-prishtines-dhe-yllit"

Sonte zhvillohet super përballja mes Prishtinës dhe Yllit

Gazeta Express

11/12/2019 12:35

Sonte nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja e mbetur e xhiros së nëntë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit.

Të dy skuadrat kanë nga dhjetë fitore dhe tri humbje, andaj përballja e sotme pritet të jetë shumë interesante.

Lexo Edhe:

Si Prishtina, ashtu edhe Ylli hyjnë në këtë takim pas një forme të mirë të treguar në xhirot e fundit, andaj ndeshja që zhvillohet sonte pritet të dhurojë lojë të bukur për adhuruesit e basketbollit.

Të dy skuadrat kanë grumbulluar nga 23 pikë, duke u renditur në vendin e tretë, përkatësisht të katërt dhe kanë dy pikë më pak se Rahoveci dhe Bashkimi, por këto dy të fundit kanë zhvilluar një ndeshje më shumë. Takimi i sotëm pritet të jetë shumë interesant dhe dramatik deri në fund.